Akil Gjakova i 7-ti në Grand Prix Antalia, me 2 fitore e 2 humbje.

Akili sot arriti deri në çerekfinale.

Ai fitoi me Ippon kundër garuesit nga Kirgistani 🇰🇬Bektir Rysmambetov dhe garuesit nga Taxhikistani 🇹🇯 Hehruzi Khojazoda.

Në çerekfinale u ndesh me medalistin e bronztë nga Kampionati Botëror, me Koreanin 🇰🇷Changrim An ndaj të cilit pas një ndeshje të barabartë në kohë te rregullt prej 4 minutave humbi në vazhdime.

Në repasazh humbi nga garuesi nga Irani 🇮🇷Mohammad Mohammadi.

Pavaresisht që mbeti pa medalje, Akili sot zhvilloj ndeshje shumë të mira dhe kualitative kundër garuesve të nivelit boteror.

Grand Prix Antalia ështe garë testuese drejt Kampionatit Evropian që do të mbahet me 26-28 Prill në Tel Aviv të Izraelit.

Nesër ndeshet Loriana Kuka (-78kg), garat fillojnë nga ora 09:30 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/gp_tur2018/live_video

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of