Picture

Akil Gjakova i pari djathtas

Të shtunën në Teplicë të Cekisë, u mbajt Kupa Evropiane për Kadet TOP “A”,e cila sipas federatës Evropiane, ishte gara më e fortë ndonjëherë e mbajtur në këtë grup moshë, me rreth 814 garues pjesmarrës.

Akil Gjakova, është i pari për meshkuj që then akullin e medaljeve zyrtare në sportin e xhudos.

Përderisa Majlinda,Nora e Distria janë emra me të cilët sporti i xhudos Kosovare ka arritur majat Botërore, kjo 
në konkurrencën e meshkujve ka pas një ngecje në rezultate zyrtare.

Teplica,është vendi i cili shënon medaljen e parë zyrtare për Kosovën për meshkuj,e arritur në një konkurrencë të tmerrshme, e sidomos ne kategorinë 66 kg ku mori pjesë Akil Gjakova, me 71 garues nga 35 shtete.

Akili shënoj 4 fitore, që të gjitha me Ippon për të arritur në gjysëmfinale.
Në xhiron e parë , sfida ishte shumë e veshtirë sepse Ukrainasi Kristian Badzo është në Ranglistën Evropiane për kadet në Top 10,kurse garuesi ynë ishte i panjohur në këtë nivel garash,ukrainasin e hudhi me Ippon me një gjuajtje të bukur,në xhiron e dytë Humgarezin Caanad kurse në xhiron e tretë Azerbajxhanasin Abdullayev.

Në cerekfinale mposhti Lituanezin,Dobelniks, e lufta gjysëmfinale me Sllovenin Luka Harpf, në kohën e rregullt përfundoj  baraz,  e në Golden Score (minutat shtesë). me një denim për pasivitet per Akilin, fitore shënoj Slloveni pas një lufte të madhe dhe pakompromis.

Në luftë për medaljen e parë zyrtare për meshkuj, Akili u ndesh me Bjellorusin, Klebcha ,të cilin poashtu e mundi me Ippon.

Një super seri Ipponash e garuesit tonë, pesë fitore, të gjitha me Ippon kurse pësoj humbje me një denim për pasivitet.

Paralajmërim i shkëlqyeshëm edhe i një emri te ri ne skenën Evropiane e Botërore në sportin e xhudos por kësaj radhe në konkurrencën e meshkujve.

Akil Gjakova së bashku me Ekipin përfaqësues para kësaj gare u pregatitën në Rogla të Sllovenisë për dhjetë ditë.

Në Teplicë, Akil Gjakova, udhëtoj i vetëm si përfaqësues i Reprezentacionit të Kosovës,kurse shkuarjen atje e mundësoj klubi i xhudos “IPPON”.


Leave a Comment