Akil Gjakova u shpall Kampion i Evropës në Kampionatin Evropian në Lisbonë të Portugalisë.

Akil Gjakova (-73kg) dhe Laura Fazliu (-63kg) garuan sot në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Akil Gjakova në xhiron e parë ishte i lirë, në ndeshjen e parë fitoi me Ippon kundër garuesit nga Izraeli, Ido Levin.

Gjakova në ndeshjen e dytë mposhti poashtu me Ippon garuesin gjerman, Anthony Zingg.

Akili në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon rusin, Musa Mogushkov.

Në gjysmëfinale ai mposhti me Ippon zviceranin, Nils Stump.

Gjakova për të artën mposhti me Wazaari garuesin nga Izraeli, Tohar Butbul.

Laura Fazliu u rendita e 5-ta në këtë Kampionat, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon gjermanen Dena Pohl.

Në ndeshjen e dytë ajo mposhti me Wazaari, medalistën e bronztë botërore 2018-19, holandezen Juul Franssen.

Fazliu në çerekfinale humbi me Wazaari në vazhdime kundër ruses, Daria Davydova.

Laura në repasazh mposhti me 3 denime për Ippon, italianen Maria Centracchio.

Për të bronztën humbi me Ippon kundër holandezes, Sanne Vermeer dhe kështu u rendit e 5-ta.

Nesër ndeshet Loriana Kuka (-78kg).

Ndeshjet mund ti ndiqni drejtpëdrejtë nga ora 11:00 në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/eju_sen2021/live_video

Rezultatet e ndeshjeve në linkun:

http://www.ippon.org/eju_sen2021.php

 

Leave a Comment