Picture

Akil Gjakova dhe Distria Krasniqi, sot u ndeshën në Kampionatin Evropian për Juniorë, që po mbahet në Bukuresht të Rumanisë.

Të dy garuesit e përfunduan garën me nga një fitore e një humbje, duke u radhitur në mesin e 16-të garuesëve më të mire.

Akil Gjakova (66 Kg ) ,në raundin e parë ishte I lirë,kurse në raundin e dytë u ndesh me garuesin nga Hungaria, Martin Vegvari të cilin e mposhti me një wazari dhe dy dënime për pasivitet.

Në ndeshjen e radhës u takua me Armenin, Arsen Ghazaryan nga I cili pësoi humbje.

Kurse,Distria Krasniqi (52 Kg) ,në raundin e parë u ndesh me garuesen nga Polonia, Klaudia Szczepanczyk, të cilën e mposhti me Ippon për 24 sekonda.

Në raundin e dytë, Distria u mposht nga sllovenja,Andrea Leski, të cilën e kishte mposhtur këtë vit në Kupën Evropiane për Juniorë në Austri.
Ndeshja përfundoj e barabartë në kohë të rregullt,(të dy garueset me nga një denim),mirëpo në kohën shtesë ishte garuesja nga Sllovenia që shënoj gjuajtje e para.

Përzgjedhësi I Xhudos në Kosovë, Driton Kuka është shprehur I pakënaqur nga rezultati I arritur.-“Akili dhe Distria nuk I kanë përmbushur parashikimet e mija,Distria është duke u ndeshur jashtë mundësive të saj,sepse kategoria e saj është 48 Kg e jo 52 Kg.
As Akili nuk është ndeshur siq duhet,nëse do të jepte maksimumin e tij  me siguri që do të rankohej më lartë”.

ka përfunduar,Driton Kuka.

Rezultatet perfundimtare:
www.ippon.org


Leave a Comment