Picture

Sot u mbajt dita e parë e garave në Kupën Evropiane në Zagreb të Kroacisë.

Kjo garë shënoj një numër rekord të garueseve dhe shteteve pjesmarrëse.

Gjithsej 792 garues nga 34 shtete të ndryshme janë shënuar si pjesmarrës në këtë garë që cilësohet si një ndër turnetë me konkurrencën më të fortë në kategorinë e kadetëve.

Reprezentacioni I Kosovës sot në ditën e parë u përfaqësua nga, Aktina Osa (44 Kg) dhe Blenard Begu (60 Kg).

Blenard Begu nga Mitrovica, i cili në kategorinë e tij kishte 82 garues, shënoj katër fitore dhe dy humbje, duke u radhitur në vendin e nëntë.

Ai korri fitore ndaj Martin,Majer(Svk),Strojadinov,Aleksa(Srb),Kastner,Patryk(Pol) kurse në ndeshjen për të hyrë në tetëshe humbi nga Macdonald,Neil(Gbr).

Në luftërat përmirësuese u ndesh me Jurkovic,Dominik(Cro),duke fituar me Ippon,mirëpo në luftën e radhës humbi nga hungarezi Kozma,Akos duke e përfunduar garën në mesin e nëntë garuesve më të mirë.

Garuesja tjetër,Aktina Osa,humbi në ndeshjen e parë nga Norder,Aniek(Ned).

Për të, kjo ishte gara e parë zyrtare në kategorinë e kadetëve.

Nesër,në ditën e dytë të garave do të garojë Flaka Loxha (57 Kg).


Leave a Comment