Distria Krasniqi (-52kg) perfundon e 5-ta ne St.Petersburg te Rusise me lufta te shkelqyera por qe i mungoi fati dhe mbeti pa medalje, luften e pare e fitoi me Ippon, kunder garueses Hungareze, Reka Pupp.

Ne çerekfinale humbi ne vazhdime kunder garueses Ruse, Natalia Kuziutina, e cila ishte medaliste e Boterorit te fundit 2017..!

Ne repasazh u takua me Nenkampionen aktuale 2017 Japonezen, Tsunoda Natsumi, te cilen e mposhti me Wazari per te u kualifikuar ne ndeshjen per medalje te bronzte!

Distria ne ndeshjen per medalje te bronzte u takua me medalisten e Boterorit 2017, Brazilianen, Erika Miranda, te cilen ndeshje e humbi me Wazari ne vazhdime, keshtu Distria kishte tri lufta radhazi me medalistet nga Kampionati Boteror i Budapestit 2017..!

Nora Gjakova (-57kg), ne ndeshjen e pare u takua kunder garueses nga Korea Jugore, Youjeong Kwon, ku ju mohua fitorja, pas nje hudhje te pastert per Wazari ne vazhdime..!!!

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of