Picture

Në qendrën olimpike sportive “Sarhadchi” në Baku-Azerbejxhan,Distria Krasniqi përsëriti suksesin e javës së kaluar, duke rrëmbyer medaljen e bronztë në ditën e parë të turneut botërorë Grand Slam.

Distria filloj ditën me fitore kundër spanjolles Laura Gomez, duke e hudhur waza-ari që në sekondat e parë.
Në ndeshjen e dytë ajo u mposht nga nënkampionja botërore Andrea Chitu (ROU).

Në ndeshjet përmirësuese,Distria mposhti me tri dënime për pasivitet (Shido), garuesen nga Izraeli Gili Cohen,kurse për medalje të bronztë u takua me fituesen e Grand Prix në Tbilisi Jaana Sunberg të cilen e mposhti me një waza-ri dhe dy dënime për pasivitet.

Në kategorinë 57 Kg,Nora Gjakova u mposht në raundin e parë nga Viola Waechter (GER).

Në ditën e dytë të garave,Akil Gjakova (73 Kg),shënoj fitore kundër garuesit korean Kim Joo Jin, kurse u mposht nga Rustam Orujov (AZE) i cili fitoj medaljen e artë në këtë kategori.

Momentalisht në Ranglistën olimpike këta tre garues janë të radhitur në këto vende:
Distria Krasniqi (8),Nora Gjakova (38) dhe Akil Gjakova (68).


Leave a Comment