Picture

Këtë fundjavë, prej 19 deri më 21 shtator, në Bukuresht të Rumanisë, do të mbahet Kampionati Evropian për Juniorë.

Akil Gjakova (66 Kg) dhe Distria Krasniqi (52 Kg) do të jenë garuesit që do ta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në këtë kampionat.

“Konkurrenca në Kampionate të xhudos është e jashtëzakonshme,ashtu do të jetë edhe kësaj radhe,vitin e kaluar Distria ka fituar medaljen e bronztë në këtë grupmoshë prandaj edhe këtë vit është kandidate për medalje kurse për Akilin është viti I parë për Juniorë, mirëpo edhe ai ka mundësi dhe kualitet të radhitet në mesin e medalistëve.”-
ka theksuar përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo,Driton Kuka.

Garuesit tonë do të ndeshen ditën e premte, me 19 shtator, kurse garat fillojnë në ora 09:00.

Ndeshjet dhe rezultatet  mund ti percjellni drejtpërdrejtë në linqet e mëposhtme:

www.ippon.org
www.ippon.tv


Leave a Comment