Picture

Të shtunën në Sofje të Bullgarisë u mbajt Kupa Botërore-European Open në xhudo.

Reprezentacioni i Kosovës u prezentua me tre garues në këtë garë.
Distria Krasniqi (48 Kg), Akil Gjakova (66kg) dhe Korab Morina (66kg).

Distria Krasniqi shenoj gjithsej kater fitore per tu stolisur me medalje te arte.

Ajo ne luften e pare u ndesh me meksikanen Carrillo,Edna,ne luften e dyte me sllovenen Vrsic,Kristina me te cilen zhvilloj nje ndeshje mjaft te forte per te arritur deri ne gjysemfinale me turken Dilara,Lokmanhekim, kampione evropiane U20 dhe U23.

Ne finale u takua me bullgaren,  Damyanova,Borislava e cila edhe pse ishte e perkrahur nga publiku vendas nuk arriti ti qendroj Distries me shume se 2 min.

Akil Gjakova i cili u ndesh ne kategorine 66 kg,ne  nje nder kategorite me te forta te turneut arriti te rrembej medaljen e bronzte.
Ai korri kater fitore dhe nje humbje.

Ne luften e pare u ndesh me gjeorgjianin Gugulashvili,Georgi,ne te dyten me garuesin nga Hungaria Zambori,Bence kurse ne te treten u mund nga Ukrainasi, Kharchenko,Artem.
Ne ndeshjet permiresuese u takua me Raufman,Bar nga Israeli pastaj  ne lufte per medalje me Bjellorusin Shoka,Vadzim ndaj te cileve shenoj fitore dhe rrembeu medaljen e bronzte.


Garuesi tjeter Korab Morina poashtu ne kategorine 66kg ishte i pafat ne kete gare duke humbur ne luften e pare nga rusi Avagyan,Armen.


Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova u potencuan nga federata evropiane si medalistet me te rinj ne kete gare me vetem nga 18 vjet.

Ata fituan piket e tyre te para ne ranglisten boterore per senior,Distria 100 pike kurse akili 40 pike.


Leave a Comment