Picture

Xhudistët kosovarë në kategorinë e juniorëve me plot sukses janë prezentuar në  Kupën evropiane TOP A që u mbajt në Leibnitz të Austrisë.
 Shkëlqeu Distria Krasniqi e cila mori medalje të artë pasi në finale mposhti italianen Odette Giufrida.

Në Austri paraqitje të shkëlqyeshme patën të tre garuesit tanë të cilët patën një numër të madh luftash dhe kësisoj ishte një rast i mirë  për të verifikuar formën për Kampionatet Evropiane për kadetë dhe juniorë që mbahen këtë vit. 

Distria fitoj medaljen e arte ne kategorine 52-kg pas 5 fitoreve,kuse në kategorinë 66 Kg Akil Gjakova u plasua në vendin e 5-të pas 5 fitoreve dhe 2 humbje.

Leutrime Krasniqi gjithashtu pati nje paraqitje te shkelqyeshme ne kategorine 57 kg,me 4 fitore dhe 2 humbje, ajo u plasua ne vendin e 7-te.



Leave a Comment