Sot Kampionja Olimpike Distria Krasniqi është në stolisur me medalje të artë në Grand Prix në Almada të Portugalisë.

Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri denime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.

Distria në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

Krasniqi në finale mposhti poashtu me Ippon garuesen nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.

Flaka Loxha (-57kg) dhe Erza Muminoviqi (-52kg) u eliminuan në raundin e parë por ju duhet edhe pak kohë në gara të këtij niveli.

Laura Fazliu (-63kg) ndeshet nesër.

Ndeshjet nesër mund t’i ndiqni nga ora 12:00 në linkun e mëposhtëm:

https://live.ijf.org/gp_por2022/live_video

Leave a Comment