Picture

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kupen Evropiane për juniorë që u mbajt në Leibnitz të Austrisë.

Distria doli e para në kategorinë e saj, 52 Kg, pas pesë fitoreve kundër garueseve më të mira për juniore.

Ajo e kaloj ndeshjen e parë kundër austriakes,Lisa Stelzer, për tu takuar më pas me rusen, Ayakina Tatiana, e cila pas dy minutave mori katër dënime për pasivitet (Shido) dhe u diskualifikua nga ndeshja.

Në cerekfinale,Distria u ndesh me garuesen nga Belgjika,Cappaert Evelien me të cilën e përfundoj ndeshjen me Ippon pas dy minuta e gjysëm.

Kurse në gjysëmfinale Distria e mposhti brazilianen, Pereira Jessica,për tu ballafaquar në finale me garuesen nga Sllovenia,Andreja Leski.

Në këtë garë përveq Distries,morrën pjesë edhe Leutrime Krasniqi (57 Kg) që korri një fitore dhe një humbje dhe Akil Gjakova ( 66 Kg) që u eliminua në xhiron e parë.


Leave a Comment