Distria Krasniqi sot është shpallur Kampione Evropiane, Nora Gjakova është stolisur me të bronztën në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Distria Krasniqi (-48kg) fitoi 4 ndeshje gjithsejtë, në xhiron e parë ishte e lirë, në ndeshjen e parë fitoi me 3 denime për Ippon kundër garueses nga Italia, Francesca Giorda.

Krasniqi në çerekfinale mposhti me Ippon garuesen izraelite, Shira Rishony.

Distria në gjysëmfinale mposhti me 3 denime për Ippon rusen, Sabina Giliazova.

Në finale fitoi pasiqë ukrainasja, Kampionja Botërore 2018-2019, Daria Bilodid nuk u paraqit në tatami.

Nora Gjakova (-57kg) fitoi tri ndeshje dhe humbi një, atë të gjysëmfinales, në xhiron e parë ishte e lirë, në ndeshjen e parë mposhti me Ippon spanjollen Carla Mascaro Ubasart.

Gjakova në çerekfinale mposhti me Ippon rusen, Daria Mezhetskaia.

Nora në gjysëmfinale humbi me Ippon në vazhdime nga garuesja e Portugalisë, Telma Monteiro.

Gjakova për të bronztën mposhti me Ippon garuesen gjeorgjiane, Eteri Liparteliani.

Flaka Loxha (-57kg) nuk arriti të kaloj xhiron e parë, ajo humbi me Wazaari nga sllovenja, Kaja Kajzer.

Nesër ndeshen Akil Gjakova (-73kg) dhe Laura Fazliu (-63kg), Loriana Kuka (-78kg) ndeshet pasnesër dhe mund ti ndiqni drejtpëdrejtë nga ora 11:00 në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/eju_sen2021/live_video

Rezultatet e ndeshjeve në linkun:

http://www.ippon.org/eju_sen2021.php

#KosovaJudoTeam 🇽🇰🥋💪🏻

Leave a Comment