Picture

Në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Samokov të Bullgarisë, sukses pos Distria Krasniqit, ka arritur edhe Akil Gjakova, që doli i pesti. 

Me këto suksese, por edhe me titullin e botës të fituar nga Majlinda Kelmendi, pastaj të bronztën evropiane të fituar nga po kjo garuese, të artën evropiane për kadetë të fituar nga Akil Gjakova dhe të bronztën evropiane për juniore të fituar nga Distria Krasniqi, mbyllet një vit qe do mbahet mend per sportin e Kosoves.

 Xhudistët kosovarë kanë regjistruar edhe një paraqitje të suksesshme në arenën ndërkombëtare. 
Xhudistët të premten kanë fituar një medalje të bronztë dhe kanë zënë një vend të pestë në Kampionatin evropian për xhudistët deri 23 vjeç.

E bronztë doli Distria Krasniqi në kategorinë deri 52 kilogramë, ndërsa shpresa e madhe e sportit kosovar, Akil Gjakova, përfundoi i pesti në kategorinë deri 66 kg.

Në kategorinë deri 52 kilogramë u paraqitën 16 xhudiste. 
Në luftën e parë, Krasniqi e mposhti hungarezen Daniella Balogh, më pas ishte më e mirë se polakja Zuzanna Pawlikowska.
 Në gjysmëfinale humbi nga rumunia Larisa Alexandra Florian, ndërsa më pas në luftë për pozitën e tretë ishte më e mirë se hungarezja Barbara Maros.

Krasniqi në janar fitoi medaljen e bronztë edhe në Kampionatin evropian për juniorë, ndërsa në Botërorin e juniorëve të mbajtur më vonë dështoi të fitoi medalje.
 Distria e bronztë në evropianin U-23 doli edhe vitin e kaluar, kur medaljen e artë e fitoi Majlinda Kelmendi. Kampionia e botës, Kelmendi këtë vit nuk u paraqit në evropianin e 23-vjeçarëve, ndërsa për shkak të lëndimit mungoi edhe Nora Gjakova.

Konkurrenca ishte e madhe, Distria është paraqitur mirë dhe ka pasur nivel e formë që të dalë edhe kampione.,por në gjysmëfinale humbi nga rumunia Florian që e mposhti për herë të tretë. Ka bërë një gabim të cilin kemi punuar që ta eliminonte, e që i kushtoi me humbje.

Në kategorinë deri 66 kg u paraqitën dy xhudistë kosovarë.
 Korab Morina fitoi luftën e parë kundër kroatit Mislav Krcek e më pas humbi nga italiani Bruno Emanuele që shkoi deri në finale.
 Ndërkohë 17-vjeçari Akil Gjakova shënoi tri fitore e dy humbje. Së pari mposhti suedezin Frederik Gourlay, më pas polakun Grzegorz Lewinski e në luftën e tretë holandezin Cunnar Kops.
 Në gjysmëfinale, Gjakovën e ndali hungarezi Gabor Hagyo, e në luftë për vend të tretë u mposht nga slloveni Andraz Jereb.

 Akil Gjakoves i humbi perqendrimi nga  humbja në gjysmëfinale e cila  ka ndikuar edhe në luftën për medalje të bronztë,edhe pse ishte më i riu në kategori e ndoshta në tërë evropianin. 
Akili ka dëshmuar se ka nivel. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e tij. Realisht ai ka treguar xhudon më të mirë, shfaqi teknikë e bukuri të këtij sporti. 
Korabi arriti një fitore që është sukses duke marr parasysh qe ka mposht garues te mire.

Në kampionate evropiane kemi medalje në të gjitha nivelet. 
Majlinda ishte e bronztë për seniore, Distria e bronztë në U-23 e për juniorë, ndërsa Akili i artë për kadetë. Gjatë këtij viti kemi fituar medalje në të gjitha garat e mundshme. 
Xhudistët kosovarë brenda këtij viti kanë fituar medalje në të gjitha nivelet e kampionateve.

Vitin e mbyllim me këtë garë dhe sa i takon nivelit ndërkombëtar jam shumë i kënaqur me suksesin e arritur. Do të jetë e vështirë që ky vit të përsëritet, sa i takon sukseseve.

Xhudo Kosovare pos te gjitha  medaljeve te mundshme ne Kampionatet Evropiane kete vit ka shenuar medalje edhe ne Masters,Grand Slam dhe Grand Prix me protagoniste Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakoven,

Kurse Titulli i Kampiones Boterore dhe vendi i 7 ne Boteror ishin kulminacioni ne Sportin e Kosoves.

Majlinda eshte e Para ne Ranglisten Boterore dhe aty do perfundoj kete vit kurse Nora eshte e 17 dhe nese keto mbesin ne keto pozita ateher Kosova do kete 2 Norma Olimpike per Rio 2016.

Driton Kuka për Federaten e xhudos së Kosovës


Leave a Comment