Picture

Të premten në Grand Prix në Dyseldorf ,reprezentacioni I Kosovës u paraqit me dy garuesë,Distria Krasnqi (-48 kg­) dhe Akil Gjakova (66-kg).

Distria fitoj medaljen e bronztë pas tri fitoreve dhe nje humbje.
Ajo në luftën e pare u ndesh me kampionen aktuale Evropiane-U20 dhe U23,turken,Dilara Lokmanhekim të cilë e moshti pas një lufte 4 minutëshe.

Në raundin e dyë u takua përsëri me medalisten olimpike,garuesen nga Argjentina,Paula Pareto mirëpo kësaj radhe ishte Distria ajo që fitoj ndeshjen.
Për të hyrë në 8-she shënoj fitore  ndaj koreanes Jeong,Bo Kyeong
Në gjysëmfinale,pas një lufte shumë të fortë,mirëpo duke qenë më passive u mosht nga Kinezja Wu,Shugen me dy denime(shido) për pasivitet.

Në luftë për medalje të bronztë u ndesh me garuesen nga Gjermania Sonja,Wirth e cila edhe pse kishte mbështetjen e publikut vendas u mposht nga Distria e cila fitoj medaljen e bronztë në këtë Grand Prix dhe njëkohësisht 120 pikë të reja në ranglistën botërore duke u radhitur  tashmë e 40-ta.

Garuesi tjetër Akil Gjakova (-66kg) shënoj fitoren e pare të tij në një garë sic është Grand Prix.
Ai në luftën e parë u  ndesh me garuesin nga Mongolia,Adiya,Batsuuri të cilin e moshti me një Yuko pas një lufteje 5 minutëshe.
Në raundin e dytë u takua me kampionin aktual Evropian për Senior,Rusin, Alim,Gadanov nga I cili shënoj humbje për shkak të dënimeve për pasivitet.


Leave a Comment