Picture

Distria Krasniqi (52 ) sot ne Abu Dhabi te Emirateve te Bashkuara u shpall Kampione e Botes per Juniore.
Ajo mposhti gjashte garese per te arritur deri te medalja e arte.

Pas sukseseve te njepasnjeshme ne grupmoshen e senioreve,se fundmi e radhitur e pesta ne garen me te madhe te xhudos,Grand Slam ne Paris,Distria me pervojen e saj ne gara te medha cilesohej favorite edhe per medalje te arte ne Kampionatin Boterore per Juniore.

Distria perkunder lendimit qe pesoj ne Grand Slam ne Paris ku nuk mundi te ndeshej per medalje te bronzte,pas konstatimit qe lendimi nuk ishte serioz ajo iu rikthye ushtrimeve e motivuar per te fituar medalje ne Abu Dhabi.

Gjate rrugetimit tek titulli i Kampiones Boterore,Distria mposhti gjashte garuese.
Ne ndeshjen e pare me Ippon mposhti garuesen nga Kazakistani Murzabek,me pas hungarezen Toth,kurse ne cerekfinale  u takua me francezen Gneto e cila e kishte mposhtur ne Kampionatin Evropiane per Juniore.
Kesaj radhe Distria e mposhti francezen bindshem duke mos i japur mundesi ta rrezikonte ne asnje moment.
Ne gjysem finale nuk kaloj as nje minute kur Distria e mposhti me Ippon croaten Topolovec duke u kualifikuar ne finalen e madhe te Kampionatit Boterore per Juniore.

Distria i kishte mposhtur gjate gjithe dites kundershtaret ne menyre te jashtezakonshme e nuk kishte si te shkonte ndryshe as finalja,ne aksionin e dyte Distria me nje kombinim te teknikave te kembes e hudhi per Ippon gjeorgjianen Janashvilli dhe u shpall Kampione Boterore per Juniore.

Distria i solli Kosoves medaljen e dyte te arte nga Kampionati boterore per Juniore pas asaj qe Majlinda Kelmendi e fitoj ne vitin 2009.

Perveq Distries,Kosova u paraqit edhe me dy garues te tjere,Akil Gjakova (73 Kg)  dhe Leutrime Krasniqi (57 Kg).
Akil Gjakova ne ndeshjen e pare  takua me garesin me te mire ne kategorine e tij,koreanin Kang i cili u shpall edhe Kampion Boterore per Juniore.
Akili perkunder qe pati nje paraqitje te mire humbi nga Koreani me nje yuko.

Leutrime Krasniqi gjithashtu u eliminua nga Kampionati ne ndeshjen e pare,ajo sapo eshte kthyer nga rehabilitimi i gjurit.

Me garuesit tone udhetoj kryetari i Federates se xhudos Agron Kuka i cili ishte edhe ne rolin e trjanerit.


Leave a Comment