Picture

Distria Krasniqi (52 Kg)  ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për juniorë që po mbahet në Oberwart të Austrisë.
Kjo është medalja e saj e dytë pas medaljes së bronztë nga Kampionati Evropian i juniorëve në vitin 2013.

Në këtë Kampionat deri ne cerekfinale Distria mposhti turken Merve Tas,gjermanen Ines Beischmidt, mirëpo në cerekfinale humbi nga francezja Astride Gneto e cila vazhdoj më tutje duke u shpallur Kampione Evropiane.
Në ndeshjet përmirësuese Distria mposhti kroaten Topolovec, kurse në ndeshjen për medalje të bronztë për vetëm 9 sekonda e mposhti me Ippon roumunen Florian.

Medalistet në kategorinë 52 Kg:
1.GNETO,Astride (FRA)
2.TEMELKOVA, Betina (BUL)
3.KRASNIQI Distria (KOS)
3.CALISKAN, Damla (TUR)


AKil Gjakova u radhit i 5-ti në kategorinë 73 Kg.
Ai deri në gjysëmfinale  mposhti Suedezin Allansson,garuesin nga Belgjika Casse dhe turkun Murat Bektas.
Në gjysëmfinale gjeorgjiani Kirakozashvili ishte më i mirë se Akili,duke e pamundësuar që të kualifikohet në finale.
Në ndeshjen për medaljen të bronztë, Akili u mposht nga gjeorgjiani tjetër Katsiashvili duke përfunduar në vendin e 5-të.

Medalistët në kategorinë 73 Kg:
1.KIRAKOZASHVILI, Tamaz (GEO)
2.HOJAK,Martin (SLO)
3.KHOMULA, Artem (UKR)
3.KATSIASHVILI, Giorgi (GEO)
5.GJAKOVA,Akil (KOS)


Leutrime Krasniqi (57 Kg) u eleminua  në raundin e parë nga garuesja gjeorgjiane Abashidze.

Gara e radhës për këta garues do të jetë Kampionati Botëror i juniorëve që do të mbahet me 23 -27 Tetor në Abu Dhabi,Emiratet e Bashkuara Arabe.


Leave a Comment