Picture

Në Samsun të Turqisë reprezentacioni I Kosovës pati një paraqitje të suksesshme nga garuesit pjesmarrës.

Distria Krasniqi për herë të parë në karrierën e saj fitoj medaljen e artë në një Grand Prix dhe poashtu edhe 300 pikë olimpike.
Ajo u ndesh me garueset më të mira në kategorinë 52 kg duke shënuar pesë fitore.
Ajo në finale u ndesh me garuesen me përvojen më të madhe në këtë kategori Ilse Heylen, e cila është 38 vjeqare por ende medaliste në gara të mëdha.

Nora Gjakova e përfundoj garën në vendin e shtatë me dy fitore dhe dy humbje kurse Akil Gjakova u radhit në mesin e 16-të garuesve më të mirë pas dy fitoreve,një kundër garuesit nga Portugalia Saraiva dhe tjetrën kundër garuesit nga Mongolia, medalist i bronztë nga lojërat olimpike 2012.


Leave a Comment