Picture

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në turneun “European Cup Juniors” që po mbahet në Paks të Hungarisë.
Në kategorinë 52 Kg,Krasniqi të shtunën u radhit e dyta në mesin e 24 garueseve.
Në finale u mposht nga Romunja, Alexandra Florian.

Për te arritur deri në finale Distria u ndesh me katër garuese të tjera.
Dy luftërat e para,me hungarezen Patricia Toth dhe Rusen, Babinyan Zarina, Distria i përfundoj me “Ippon”.
Më pas Krasniqi ishte më e mirë se ukrainasja Kachnova Svitlana,kurse në gjysëm finale e mposhti garuesën nga Italia Pidroni Fabiola.

Në Paks mori pjesë edhe Leutrime Krasniqi në kategorinë 57 Kg.
Ajo në luftën e parë u ndesh me rusen,Mezhetskaia Daria, favorite në këtë kategori. 

Pas humbjes nga kjo garuese,në luftërat përmirësuese mposhti Hungarezen Katinka Szabo.
Në luftën tjetër ,garuesja nga Holanda, Schultz Lilo, ishte më e mirë se Krasniqi, e cila e përfundoj garën në vendin e 9-të.

Rezultatet finale:

-52Kg
1.FLORIAN, Alexandra Larisa(ROU)
2
.KRASNIQI, Distria(KOS)
3.KOVACS, Kitti(HUN)
3.PASHINA, Olga(RUS)
5.KACHNOVA, Svitlana(UKR)
5.PIDRONI, Fabiola(ITA)
7.LUNDING, Anja(DEN)
7.NORDMEYER, Nieke(GER)

-57Kg
1.MEZHETSKAIA, Daria(RUS)
2.STOLL, Theresa(GER)
3.KONKINA, Anastasiia(RUS)
3.LIVESEY, Bekky(GBR)
5.POSER, Greta(ITA)
5.SCHULTZ, Lilo(NED)
7.BECK, Melanie(AUT)
7.CENTRACCHIO, Maria(ITA)
9.Krasniqi,Leutrime(KOS)


Leave a Comment