Picture

Pas medaljes së artë në Grand Prix të Turqisë,Distria vazhdoj të deshmojë formën e saj të mirë edhe në Grand Prix të Zagrebit duke rrëmbyer medaljen e bronztë në ciklin e kualifikimeve olimpike.

Xhudistja 19-vjeqare filloj rrugetimin drejt medaljes se bronztë duke mposhtur Amerikanen Angelica Delgado me wazari dhe Ippon.
Në raundin e dytë u takua me medalisten e bronztë nga Kampionati Evropian për Senior,garuesen Izraele Gili Cohen të cilen e hudhi wazari në fillim të ndeshjes.
Në cerekfinale u ndesh për herë të dytë këtë vit me garuesen me më përvojë në kategorinë 52 Kg,Belgen 38-vjeqare Ilse Heylen.
Distria e mposhti përsëri duke e hudhur me një Ippon që  mahniti të gjithë publikun e pranishëm.

Në gjysëmfinale,Distria u mposht nga nënkampionja botërore Andrea Chitu,të cilën e kishte mposhtur Majlinda në finalen e botërorit të vitit të kaluar.
Kjo humbje nuk e pengoj Distrien të vazhdonte të ndeshej e motivuar për medalje të bronztë,ajo e mposhti me një dënim për pasivitet garuesen më të papërshtatshme në këtë kategori,francezen e gjatë Euranie,Anabelle.

Në kategorinë 57 Kg,Nora Gjakova u eliminua në ndeshjen e parë nga rusja Irina Zabludina kurse në kategorinë 73 Kg,AKil Gjakova shënoj dy fitore dhe një humbje.
Akili në ndeshjen e parë mposhti garuesin nga Sllovenia,Martin Hojak kurse në ndeshjen e dytë Australianin Oren Janiv.
Në raundin e tretë Akili zhvilloj një ndeshje të shkëlqyeshme kundër francezit Pierre Duprat,ai humbi në 20 sekondat e fundit duke mos pasur mundësi të kualifikohej më tutje.

Javën e ardhshme të tre xhudistët do të marrin pjesë në Grand Slam në Baku Azerbejxhan që do të mbahet me 8-10 Maj.


Leave a Comment