Në Romë të Italisë, u mbajt kupa botërore e kategorisë A, duke shënuar kështu fillimin e ciklit olimpik 4- vjeçar në sportin e xhudos.
Kjo garë ishte shumë e fortë pasi pjesmarrës ishin 312 xhudistë nga 37 shtete të ndryshme.
Shumica e shteteve u paraqitën me garues të rinj, duke prezentuar ata në të cilët llogarisin për ciklin e ri olimpik për Rio 2016.

Kosova në këtë garë startoj me dy garuese ,me Olimpisten Majlinda Kelmendi, në kategorinë e saj 52 kg dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 kg.
Përderisa Majlinda është garuese e dëshmuar ajo edhe në Romë arriti të stolisej me medalje të argjend.
Kurse, Nora Gjakova për herë të parë në karrierën e saj fitoj medaljen e bronztë në një Kupë Botërore dhe kësisoj ajo filloj dal ngadalë që të paralajmëroj një cikël Olimpik me suksese të reja.
Nora me medaljen e bronztë fiton 40 Pike për Ranglistë Botërore dhe krahas me Majlinden janë adutet e Kosovës per Rio 2016.

Majlinda në xhiron e parë mundi gjermanen Lierka Melanie,pastaj Moldaven, Osoianu kurse në cerekfinale Francezen, Grou Elodie për të ardhur ne gjysëmfinale kundër Holandezes Wolfslag të cilën e mposhti në minuten e parë të luftës.Holandezja Wolfslag, përfundoi me medalje të bronztë,kurste të bronztën tjetër e mori garuesja nga Belgjika Denoo,Lotte.
Në finale kundër Italianes Moretti, Majlinda nuk ishte e disponuar për lufte dhe humbi luftën por gjithsesi mbetet sukses I madh dhe Majlinda po këndellet pas humbjes së papritur në Olimpiadë dhe besojmë që së shpejti do arrij formën e saj të cilën e dëshirojmë.

Nora Gjakova në kategorinë 57 kg në xhiron e parë fitoj kundër Italianes Regis, duke e mundur me Ippon, pastaj Anglezen, Connie Ramsay, për të ardhur në cerekfinale me Kanadazen, Melancon të cilën luftë e humbi edhe pse I kishte 3 Yuko por në sekondat e fundit  humbi me mbajtje.
Në luftat përmirësuse(repasazh) fitoj kundër kanadezes tjetër Tremblay dhe në luftë per medalje të bronztë shkëlqeu kundër Holandezes, Franseen Juul.

Eshtë hera e parë në histori të sportit të xhudos që të kthehemi me dy medalje nga një Kupë Botërore dhe besojmë që së shpejti të shpallen sportet me prioritet dhe të dihet se në cilat sporte ja vlen të investohet e jo si deri më tani pa kritere dhe prioritete.

Kupa Botërore të kategorisë A jane gara që xhudo kosovare deri më tani ka arrit të fitoj medalje njëher në vitin 1991 nga trajneri I Majlindës dhe Norës, Driton Kuka dhe pastaj Majlinda, e cila ka fituar rreth 10 medalje nëpër Kupat Botërore dhe tani  është  Nora Gjakova ajo e cila paraljamëron se xhudo do ketë pretendentë tjerë për Lojërat Olimpike 2016.

Shpresojmë që këto dy garuese sikur deri më tani të kenë edhe më tutje përkrahje dhe besojmë që Ministri Krasniqi do arrij që ti shtyj Ligjet e sportit përpara, kurse Komiteti Olimpik pas zgjedhjeve të reja sepse cikli I kaluar ka qenë jo në nivel sa I përket të qenit afër me sukseset e xhudos Kosovare.

Kjo garë u mbështet nga Ministria e sportit dhe besoj që xhudo si gjithmonë do arsyetoj
investimet edhe në të ardhmen si deri më tani.

Picture

1*Elena Moretti (ITA) 2*Majlinda Kelmendi (KOS) 3*Wolfslag Miranda (NED) 3*Denoo Lotte (BEL)
Picture

1*RECEVEAUX, Helene ( FRA) 2*VERHAGEN, Sanne (NED) 3*GJAKOVA,Nora (KOS) 3*MELANCON, Joliane (CAN)

Leave a Comment