Fjolla Kelmendi (-48kg) ishte befasia më e madhe sot, me tri fitore e një humbje për të u stolisur me medalje të argjendtë.

Fjolla në ndeshjën e parë mposhti me Wazari garuesën nga Britania e madhe, Kimberley Renicks.

Në ndeshjën e dytë mposhti me 3 denime garuesën Ruse, Anastasia Pavlenko.

Në gjysëmfinale mposhti me Wazari garuesën Izraelite, Tamar Malca.

Fjolla në ndeshjën finale u përball dhe humbi me Ippon me garuesën Catarina Costa nga Portugalia.

Distria Krasniqi (-52kg) ka fituar katër ndeshje dhe është renditur e para.

Në ndeshjën e parë Distria ka mposhtur me Ippon garuesën Ruse, Sofia Chistanova.

Distria në ndeshjën e dyte mposhti me Ippon Gefen Primo nga Izraeli, me një ngulfatje për vetëm 49 sekonda.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me 3 denime garuesën nga Turkmenistani, Gulbadam Babamuratova.

Distria në finale mposhti me Ippon Britanezen, Chelsie Giles, kështu u stolis me medalje të artë.

Nora Gjakova (-57kg) ka rrembyer medaljen e artë me katër ndeshje të fituara.

Nora në ndeshjën e parë ka mposhtur me Ippon garuesën Turke, Tugba Zehir.

Në ndeshjën e dytë Nora mposhti me Ippon garuesën nga Kirgistani, Kseniia Beldiagina.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Ippon Amerikanen, Leilani Akiyama.

Nora në finale u përball kundër Koreanës Jugore, Jandi Kim, Nora e mposhti atë me Ippon për t’u renditur e para në këtë garë.

Kjo garë ishte një sukses për garueset tona dhe poashtu test i mirë para Kampionatit Evropian që do të mbahet në Tel Aviv të Izraelit, me datë 26-28 Prill.

Nesër ndeshet Akil Gjakova (-73kg), garat fillojnë nga ora 09:30 dhe mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:

https://live.ijf.org/gp_tur2018/live_video

Leave a Comment