Picture

Ne Kampionatin Ballkanik per Kadet qe po mbahet ne Turqi,perfaqesuesja e Kosoves U18 e perfundoj diten e pare te garave me dy medalje te bronzta.
Xhudistja 14 vjeqare Erza Muminoviq (44 Kg), fitoj medaljen e saj te pare ne nje gare zyrtare te grupmoshes se saj.
Ajo ndeshjen e pare e fitoj kunder garueses nga Maqedonia Teodora Dimeska,kurse ndeshjen e dyte kunder garueses romune Ana Maria Sirbu.
Ne gjysemfinale Erza humbi nga turkja Gamze Sayma, e per medalje te bronzte e mposhti
Romunen Alina Adriana Corbeanu.
 
Fisnik Hyseni (-60Kg)  gjithashtu fitoj medaljen e tij te pare nga garat zyrtare te xhudos.
Ai deri ne gjysemfinale e mposhti garuesin nga Serbia Vukasin Tesla dhe garuesin nga Bullgaria Genadi Burdinyashki.
Ne gjysemfinale humbi nga turku Abdullah Berkin Ozcan,kurse per medalje te bronzte e mposhti garuesin romun Metin Can.
 
Garuesit e tjere, Vendim Raci(-55Kg) Aldon Hetetmi (-60Kg) dhe Arber Kullashi(-73Kg) u eleminuan ne ndeshjen e pare.
 
Neser ne diten e dyte te garave,do te ndeshen Laura Fazliu (-63Kg) dhe Shpat Zeka (-90Kg).
 
Garen dhe rezultatet mund ti percjellni drejtperdrejte ne linkun e meposhtem:
http://turnuva.judo.gov.tr/


Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of