Erza Muminoviq e argjendtë në kategorinë 44 kg,

tri fitore e një humbje për Erzen.

Në ndeshjën e parë Erza e mposhti garuesën nga Mali i zi Ivana Nikolic, edhe pse ajo ishte duke e humbur këtë ndeshje me Wazari, prapë e kthej rezultatin dhe fitoi me Ippon.

Në ndeshjën e dytë kishte përball polaken, Izabella Olejnik, të cilën e mposhti me Ippon pas pak sekondash.

Erza pas pak sekondash mposhti me Ippon edhe garuesën nga Turqia, Inal Bahar.

Finalja nuk ishte me fat për Erzën, ajo humbi me Wazari dhe kështu u radhit si e dyta në këtë garë.

Garuesja tjetër Flaka Loxha gjendet në finale, ajo do të ndeshët pas pak për medaljen e artë.

Flaka në ndeshjën e parë mposhti me Ippon garuesën nga Shqipëria, Amanda Lika.

Në ndeshjën e dytë mposhti me Wazari garuesën nga Kroacia, Dora Bortas.

Në gjysëmfinale nuk i doli përpara për shkaqe politike garuesja Serbe, Marica Perisic.

Flaka në finale do të përballet me garuesën nga Turqia, Buket Mercan.

Rezultatet e garave mundi t’i ndiqni në ippon.org

Leave a Comment