Erza Muminoviq (-44kg) sot ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadet në Berlin, me 3 ndeshje të fituara deri në finale.

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesën nga Holanda, Indy Godschalk, për më pak se 1 minut.

Në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime Belgen, Jente Verstraeten.

Erza në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesën më të mirë në këtë garë, kampionen aktuale evropiane për kadete, Kroaten Viktorija Ana Puljiz.

Në finale Erza do ta ketë përball Gjermanen, Jule Ziegler.

Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of