Erza Muminoviq (-44kg) sot ka shkëlqyer në kupën Evropiane për kadet në Berlin, me 4 ndeshje të fituara.

Erza në ndeshjen e parë mposhti me Ippon garuesën nga Holanda, Indy Godschalk, për më pak se 1 minut.

Në ndeshjen e dytë mposhti me 3 denime Belgen, Jente Verstraeten.

Erza në gjysëmfinale mposhti me Ippon garuesën më të mirë në këtë garë, kampionen aktuale evropiane për kadete, Kroaten Viktorija Ana Puljiz.

Në finale Erza mposhti me Wazari dhe Ippon Gjermanen, Jule Ziegler, kështu u stolis me medalje të artë.

Nesër ndeshet Fationa Kasapi (-57kg), garat fillojnë nga ora 09:45 dhe ndeshjet mund t’i ndiqni drejtpërdrejtë në linkun e mëposhtem:

http://sportdeutschland.tv/judo

Leave a Comment