Picture

www.kosovajudo.com
Vendimi për të pranuar Federatën e xhudos së Kosovës si antare me të drejta të plota në Federatën ndërkombëtare të xhudos, është marr nga Komiteti Eksekutiv i IJF ,me 10 prill 2012.

Me 19 Prill, zyra presidenciale e IJF, në Budapest, mirëpriti Ministrin e Sporteve të Kosovës, z .Memli Krasniqi, Kryetarin e Komitetiti Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, Kryetarin e Federatës së xhudos së Kosovës z. Agron Kuka,trenerin kombëtar të ekipit të xhudos, z. Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi, sportisten e vetme kosovare të kualifikuar për Lojërat Olimpike 2012 në Londër.

Në praninë e presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, z. Marius Vizer dhe Presidentit të Unionit Evropian të Xhudos, z. Sergey Soloveychik përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës,kanë pranuar zyrtarisht, çertifikatën e pranimit të Federatës së Xhudos së Kosovës në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos, akt ky që ka ndodhur më 10 prill.

Niveli i xhudos në Kosovë është vlerësuar shumë dhe Federata Ndërkombëtare e Xhudos mendon se Federata e Xhudos së Kosovës do të jetë në gjendje të zhvillohet edhe më shumë në të ardhmen.

Kryetari i IJF-it, z. Marius  Vizer, tha se për të ka qenë dhe është një ndjenjë e veçantë që ka mundur të japë kontribut në hapjen e rrugëve për një sportiste shumë të talentuar, por edhe njëkohësisht për një vend të ri që ka shumë potencial për sportin në përgjithësi. Ai vlerësoi angazhimin që ka bërë ministri Krasniqi, KOK-u dhe Federata e Xhudos së Kosovës, në procesin e ndërkombëtarizimit, e sidomos për pjesëmarrje në LO “Londra 2012”. 

Z. Vizer premtoi se do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën deri në realizmin e këtij qëllimi, por edhe në fusha tjera, sidomos në përmirësim të kushteve për punë për xhudistët kosovarë. 


Leave a Comment