Picture

Të  hënën në Pejë, sportistë nga vende të ndryshme të Evropës janë mbledhur për të filluar pregaditjet për Kampionatin Botëror për Kadet dhe Kampionatin botëror për Senior.

Kjo pregatitje që mbahet këtë vit, është organizuar nga Federata e xhudos nën Patronatin e Departmentit pranë Ministrisë për Sport dhe tashmë si aksion i qëlluar ka bërë emër në xhudon ndërkombëtare dhe është bërë joshës falë sukseseve të Majlinda Kelmendit, si dhe Nora e Akil Gjakovës të cilët kanë arritur një rangim të mirë në listat botërore

Kampi ka mbledhur xhudistë nga, Zvicra, Belgjika, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia si dhe vende të tjera. 
Trajnimet do të përfshijnë pregaditje fizike si dhe ngritjen e nivelit teknik të pretendentëve për medalje në Kampionatin Botëror të xhudos që do të mbahet në Rio De Janeiro, në Brazil.

Të mërkurën në orën 19.00 do të ketë një ditë të hapur për media dhe do të mbahet një konferencë për gazetarë e do të tregohet për pregaditjet në kamp, përzgjedhjen e xhudistëve për Kampionatet botërore si dhe gradimin kulminant të themeluesve të xhudos në Kosovë: 

Selatin Xhemshiti
Hajrullah Terrnava
Valdet Haxhiu

Mediat mund t’i bashkohen kampit edhe më herët për të intervistuar sportistë të ndryshëm gjatë pregaditjeve të tyre në qendrën sportive “Ippon”,në të cilen për 3 vitet e fundit kanë arritur tituj Evropian e Botëror të vetmit për Kosoven në Sportet Olimpike.  


Leave a Comment