Picture

Perfaqesuesi i Kosoves në xhudo Driton Kuka,pas Lojerave Evropiane qe u mbajten ne Baku,ka bere perzgjedhjen e xhudisteve qe do te perfaqesojne Kosoven ne Kampionatin Boterore te xhudos i cili do te mbahet ne Astana,Kazakistan me 24-30 gusht.
Perfaqesuesja e Kosoves do te kete këtë përbërje:
Majlinda Kelmendi (52 Kg)
Distria Krasniqi (52 Kg)
Nora Gjakova (57 Kg)

Pas kesaj perzgjedhje keto xhudiste kane filluar pregaditjet e para per Kampionatin boterore duke u stervitur nje jave ne Slloveni dhe Hungari se bashku me reprezentacionin e Sllovenise dhe me dy xhudistet japoneze nder me te mirat ne bote ne kategorite e tyre.

Pregaditjet do te vazhdojne kete jave ne Kampin nderkombetar qe do te mbahet ne Peje, ne qendren sportive “Ippon” ku do te jene pjesmarres rreth 100 xhudiste nga te gjitha klubet kosovare dhe nga shtetet si: Austria,Shqiperia,Mali i zi,Romunia etj.


Leave a Comment