Picture

Dy garueset kosovare Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi sot treguan performancë të shkëlqyer në turneun Grand Prix që po mbahet në Budapest.
Të dyjat u kualifikuan në finale në kategorinë 52 Kg duke dominuar të gjitha ndeshjet ndaj kundërshtareve të tyre.
Kampionja e dyfishtë botërore Majlinda Kelmendi,filloj turneun me fitore ndaj spanjolles Estrella Lopez Sheriff kurse në gjysëmfinale mposhti polaken Karolina Pienkowska.
Të dyja garrueset I mposhti me Ippon.

Në grupin tjetër,kampionja botërore për juniore Distria Krasniqi,mposhti në ndeshjen e parë hungarezen Benadett Keliger,në cerekfinale francezen Astride Gneto dhe në gjysëmfinale e mposhti për 33 sekonda garuesen nga Romunia Larisa Florian.
Majlinda dhe Distria u takuan në finale ku ndeshja përfundoj me fitore për Majlinden e cila ishte më aktive dhe kishte vetëm një shido kurse Distria tre shido.
Të dy garueset morrën pjesë në këtë turne pas përgaditjeve olimpike në Francë dhe Kroaci.
 
Kjo ishte gara e fundit para lojërave olimpike që do të mbahen me 6-12 gusht në Brazil.


Leave a Comment