Picture

Të shtunën në Dubrovnik u mbajt turneu i xhudos për grupmosha të reja, i organizuar nga klubi i xhudos Dubrovnik 1966.

Pjesmarrës ishin rreth 123 garues nga 8 ekipe të ndryshme.

Klubi i xhudos”Ippon”nga Peja u prezantua me dy garues në kategorinë e kadetëve, Flaka Loxha ( 57 kg) dhe Shpat Zeka (60+).

Dy garuesit treguan cilësi në luftërat e tyre, Flaka Loxha fitoj medaljen e artë pas dy fitoreve kurse Shpat Zeka të argjendën pas dy fitoreve e një humbje.


Leave a Comment