Picture

Xhudistj1a 16-vjeqare Flaka Loxha,ёshtё stolisur me medalje tё bronztё nё njё prej turneve me konkurrencёn mё tё madhe nё grupmoshёn e kadetёve.
Ajo garoj nё kategorinё 57 Kg, ku pjesmarrёse ishin 45 xhudiste.

Loxha vitin e kaluar nё tё njejtёn garё ёshtё radhitur nё mesin e pesё garueseve mё tё mira, kurse kёtё vit ajo tregoj mё shumё pjekuri nё ndeshjet qё zhvilloj duke fituar gjashtё nga gjithsej shtatё ndeshje.
Nё raundin e parё Flaka mposhti me njё yuko garuesen nga Franca Camille Tando,nё raundin e dytё pёr mё pak se njё minutё e hudhi me Ippon kroaten Petra Kovac kurse nё raundin e tretё fitoj pёrsёri me Ippon kundёr garueses nga Belgjika Anouk Maekelberg.

Nё cerekfinale, Flaka u mposht me Ippon nga garuesja tjetёr nga Belgjika Marie Sandouni.
Pёr tё arritur deri tek medalja e bronztё asaj iu deshёn edhe tri fitore tё tjera nё ndeshjet pёrmirёsuese.
Ajo pas humbjes iu rikthye pёrsёri fitoreve duke mposhtur pёr 26 sekonda me Ippon garuesen nga Bosnja Marija Zelenika dhe mё pas finlandezen Noora Jokinen.
Pёr medalje tё bronztё u ndesh me Anetta Mosr nga Luksenburgu tё cilёn e mposhti me tri dёnime (shido) pёr pasivitet.

Pёrzgjedhёsi I xhudos sё Kosovёs Driton Kuka, shprehet I kёnaqur pёr medaljen e parё tё fituar nё gara zyrtare nga kadetja Flaka Loxha, duke theskuar :
“Medalja e fituar nga Flaka Loxha nuk ёshtё aspak befasi, ajo edhe vitin e kaluar ka hyrё nё zonёn e medaljeve mirёpo mendoj qё Flaka ka ende mё shumё potencial”.

Medalistet nё kategorinё 57 Kg:
1.SZYMANSKA,Angelika (POL)
2.KAJZER,Kaja(SLO)
3.LOXHA,Flaka (KOS)
3.OBERAN,Iva (CRO)

Pёrveq Flakes qё u stolis me medalje tё bronztё edhe paraqitja e garuesёve tё tjerё ishte mjaft e suksesshme.
Aktina Osa (52 Kg) u ndesh nё ditёn e parё tё garave,ajo pёrfundoj garёn me njё fitore e njё humbje.
Fitoren e arriti me njё yuku kundёr britanezes Chloe Gowen, mirёpo nё ndeshjen e dytё u mposht nga Nadezda Petrovic duke mos pasur mundёsi tё kualifikohet pёr mё tutje.

 Medalistet nё kategorinё 52 Kg:
1.PRIMO,Gefen (ISR)
2.SEFERI,Blerina (GER)
3.MARKLOFF,Lea(GER)
3.LEBRUN,Lalou (FRA)

Laura Fazliu (63 Kg) garoj pёr herё tё parё nё njё garё ndёrkombёtare.
Ajo mposhti dy garuese me Ippon,garuesen nga Serbia Milica Cvijic dhe kroaten Mia Prelec.
Nё raundin e tretё u mposht nga Italianja Chiara Lisoni.

Medalistet nё kategorinё 63 Kg:
1.OBRADOVIC,Anja(SRB)
2.BORUCH,Inga(AUT)
3.OBRADOVIC,Jovana(SRB)
3.LISONI,Chiara(ITA)

Shpat Zeka (90 Kg) zhvilloj gjithashtu ndeshje shumё tё mira,ai mposhti me ippon dy garues,kroatin Bruno Katic dhe hungarezin Csaba Toth.
Nё raundin e tretё humbi nga garuesi polak Sebastian Oldak I cili mё pas u stolis me medalje tё bronztё.

Medalistёt nё kategorinё 90 Kg:
1.BRASNOVIC,Darko(SRB)
2.FIZEL,Marius (SVK)
3.MVUAMA,Christopher( FRA)
3.OLDAK,Sebastian (POL)

Sipas pёrzgjedhёsit tё xhudos sё Kosovёs Driton Kuka ,nё pёrgjithёsi paraqitja e garuesёve si ekip ka qenё e mirё dhe premtuese duke theksuar se kjo garё pёr tё ka qenё edhe kualifikuese pёr pёrzgjedhjen e garuesёve qё do tё shkojnё nё Kampionatin Evropian tё Kadetёve qё do tё mbahet nё Vantaa-Finland me 1-3 Korrik.


Leave a Comment