Picture

Cikli i ri i garave për vitin 2015 në grupmoshën e kadetëve, filloj në qytetin e Zagrebit në Kroaci.
Kjo Kupë Evropiane është një prej garave me konkurrencën më të madhe për këtë grupmoshë.
Këtu filluan rrugëtimin edhe xhudistet Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Reprezentacioni i Kosovës u prezantua me një xhudiste, Flaka Loxhën, e cila garoj në kategorinë 57 Kg.

Flaka në këtë garë u tregua shumë e suksesshme,ajo arriti që të fitonte pesë nga gjashtë ndeshje sa i kishte gjithsej.

Ndeshjen e parë e fitoj me Ippon kundër kroates Nera Alujevic,mirëpo në ndeshjen e dytë u mposht nga Francezja Marine Giraud.
Në ndeshjet përmirësuese,Flaka triumfoj kundër romunes Andrada,polakes Wroblewska dhe romunes tjetër Filipisan.
Në ndeshjen për medalje të bronztë, përkundër dëshirës së madhe për të fituar,Flaka u mposht nga garuesja nga Bjellorusia,Ulyana Minenkova duke u radhitur kështu në vendin e pestë.


Leave a Comment