Picture

Medalistja e bronzte e Kampionatit Evropian per Senior Nora Gjakova dhe Kampionja boterore per Juniore Distria Krasniqi  fituan medaljet e para per vitin 2017.
 
Distria Krasniqi (52 Kg) filloj garen me ndeshje kunder brazilianes Sarah Menezes (Kampione Olimpike ne Londer 2012) .
Distria ne me pak se 3 minuta arriti ta mposht brazilianen me Ippon ( tri shido) duke e dominuar plotesisht ndeshjen dhe duke mos I japur mundesi per aksion garueses nga Brazili.
 
Ne cerekfinale Distria perseri tregoj paraqitje te shkelqyeshme,ajo e mposhti rusen Galiya Sagitova duke e hudhur tre here Wazari dhe ne fund Ippon.
 
Ne semifinale Distria u takua me japonezen Mako Uchio.
Ndeshja filloj me aksione te shumta nga ana e Distries dhe japonezja u denua per pasivitet.
Deri ne sekondat e fundit Distria e udhehoqi ndeshjen me tempo te larte ,mirepo ne 10 sekondat e fundit japonezja e hudhi Distrien Wazari dhe ishte ajo qe u kualifikua per finale.
 
Per medalje te bronzte Distria e mposhti garuesen nga Izraeli Ariel Bezalel,te cilen e hudhi wazari dhe vazhdoj ne mbajtje per 20 sekonda per te perfunduar ndeshjen me Ippon.
 
Paraqitje e Distries ne kete gare ishte per medalje te arte,mirepo nje gabim ne gjysemfinale I kushtoj qe mos te kualifikohet ne finale.
 
Nora Gjakova (57 Kg) ne ndeshjen e pare eleminuese e mposhti me Ippon garuesen nga Izraeli Nitzan Meiron.
Ne cerekfinale Nora humbi me wazari nga francezja Sarah Harachi.
Ne ndeshjet permiresuese Nora e mposhti edhe nje garuese nga Izraeli Timna Nelson Levy.
Deri ne perfundim te kohes se rregullt ndeshja perfundoj pa hudhje, por me dy denime per garuesen nga Izraeli.
Ne vazhdime Nelson Levy u denua perseri dhe Nora e fitoj ndeshjen.
 
Per medalje te bronzte Nora u ndesh me holandezen Margriet Bergstra.
Ne kohe te rregullt ndeshja perfundoj e barabarte,nje wazari per Noren dhe nje per holandezen.
Ne vazhdime Nora e hudhi garuesen nga Holanda Wazari dhe e fitoj ndeshjen.
 
Perveq Nores dhe Distries ne diten e pare te garave u ndesh edhe Fjolla Kelmendi.
Fjolla Kelmendi u ndesh ne kategorine 48 Kg,ajo u eleminua ne ndeshjen e pare nga japonezja Mai Umekita.
 
Ne diten e dyte te garave u ndesh per here te pare nen flamurin e Kosoves Loriana Kuka.
Loriana u ndesh ne kategorine 70 Kg.
Ajo zhvilloj nje ndeshje shume te mire kunder japonezes Yukiko Uno,madje ndeshja ishte e barabarte deri ne sekonden e fundit (nje shido per Lorianen nje per japonezen) mirepo ishte japonezja ajo e cila e fitoj ndeshjen pasi e hudhi Lorianen Wazari.
 
European Open ne Sofje ishte gara e pare per vitin 2017 per ekipin e reprezentacionit te Kosoves.
Kete fundjave ekipi I perbere prej kater xhudiste (Majlinda Kelmendi (52 Kg),Distria Krasniqi (52 Kg),Nora Gjakova (57 Kg) dhe Akil Gjakova (73 Kg) do te ndeshen ne Grand Slam ne Paris.
 
Gara do te mbahet me 11-12 shkurt.

Leave a Comment