Picture

Prej 24 korrik e deri më 1 Gusht 2015 do të mbahet Festivali i Lojërave Olimpike për të rinj në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Sipas ftesës së marrë nga KOK (Komiteti Olimpik i Kosovës),Federatës së xhudos i është lejuar pjesmarrja me gjashtë xhudistë,tri femra dhe tre meshkuj.

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo Driton Kuka,sot ka shpalosur listën e garueseve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike Evropiane për të rinj.

Femrat:

48 Kg Aktina Osa Kxh “Ippon”Pejë
57 Kg Flaka Loxha Kxh”Ippon” Pejë
63 Kg Laura Fazliu Kxh “Trepca” Mitrovicë

Meshkujt:

Arben Cena “Polici” Prishtinë
Shpat Zeka “Ippon”Pejë
Driton Krasniqi “Kastrioti” Ferizaj

Xhudistët e përzgjedhur së bashku me sportistët tjerë nga Kosova, do të dërgohen në pregaditje të përbashkëta dy javore në një qendër trajnuese që ofron kushte ideale për pregaditje.
Kampi do të organizohet nga 4-18 Korrik 2015.


Leave a Comment