Picture

Kampionia kosovare e xhudos, Majlinda Kelmendi, sfidën e radhës ndërkombëtare do ta ketë në turneun Grand Slam, i cili mbahet në palestrën e njohur të Parisit, Bercy. Konkurrenca në këtë turne do të jetë e madhe, pasi që fituesi i tij shpërblehet me 300 pikë olimpike. “Meqenëse normën olimpike e kam siguruar qysh moti, në ‘Grand-Slam’ do të marr pjesë pa ndonjë ngarkesë.

Jam mirë e përgatitur, kështu që, në dallim prej vitit të kaluar kur pata zënë vendin e pestë, kësaj here synoj ndonjë rezultat më të mirë”, tha Kelmendi në një konferencë për medie të mbajtur të mërkurën në kryeqytet. Trajneri i saj, Driton Kuka, ka bërë të ditur se derisa afrohet Olimpiada ‘Londra 2012’, Majlinda preokupohet me mbështetje financiare. “Me mundësitë e veta, Ministria e Sportit po na mbështet maksimalisht.

Por, fatkeqësisht nuk e kemi një sponsor serioz nga sektori privat, për Olimpiadën ‘Londra 2012”, tha Kuka. Por, a do të paraqitet kampionia me emblemë të shtetit të Kosovës në olimpiadë? “Majlinda ka lindur në Kosovë, është rritur në Kosovë dhe nëpërmjet Kosovës e ka fituar normën e pikëve, andaj ajo duhet ta përfaqësojë Kosovën. Por kjo do të dihet më 1 maj, kur përfundon lista me emrat e xhudistëve që do të marrin pjesë në Olimpiadë”, tha Kuka.
zeri.info


Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of