Picture

Ambasadori Britanik,Ian Cliff sot organizoj një pritje në rezidencen britanike për nder të olimpistes së vetme kosovare, Majlinda Kelmendit.
Kjo pritje u organizua për ti dëshiruar sukses në lojërat olimpike që do të mbahen në Londër.
Edhe pse Majlinda nuk do ta përfaqësojë Kosovën por Shqipërinë, z.Cliff shpreson që ajo të kthehet me medalje.

Në këtë organizim ka marr pjesë edhe Presidentja e Kosovës Znj.Atifete Jahjaga si dhe ministri i kabinetit qeveritar, ai i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, ajo e Integrimeve, Vlora Çitaku dhe ambasador të akredituar në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka ka kërkuar nga të gjithë që të mbështesin Majlindën në këtë Olimpiadë, në mënyrë që të korr sa më shumë sukses.
“Neve të gjithëve si kryetari i Federatës, së pari na mbetet që të mbështesim Majlindën, të jetë sa më e suksesshme në lojërat Olimpike të Londrës, dhe shpresoj që do të na kthehet me medalje. Për fund, dua të përgëzojë si Majlindën, ashtu edhe trajnerin e saj Dritonin dhe të gjithë ekipin nga Peja, për punën e madhe që kanë bërë dhe që po e bëjnë, e cila është kurorëzuar edhe me pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike të Londrës 2012”, ka deklaruar Kuka.

Majlinda Kelmendi,do ta perfaqesojë Shqiperinë në lojërat olimpike, në sportin e xhudos, me 29 korrik. 


Leave a Comment