Të Shtunën, në palestren e sporteve në Prishtinë,u mbajt turneu përkujtimor “Fuat Gashi”.
Në këtë turne, të 11-in me radhë, morrën  pjesë garues nga Kosova, si dhe vendet e rajonit, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali Zi. 
Klubet kosovare ishin mjaft të sukseshme,mirëpo “Ipponi”i Pejës ishte ai që dominoi në kategorinë e seniorëve.
Turneu është mbajtur në përkujtim të ish-xhudistit Fuat Gashi, i cili ishte masakruar në vitin 1999 nga forcat paramilitare serbe. Ky turne është organizuar  nga KXH Polici dhe Federata e Xhudos e Kosovës.  

Leave a Comment