Sot në Pejë u mbajtë zgjedhja e më të mirëve për vitin 2017.
Klubi më i mirë për vitin 2017 padyshim që është shpallur klubi i xhudos “Ippon” , ky klub morri këtë epitet për shkak të rezultateve të shumta në garat ndërkombëtare.
Treneri i viti është shpallur Driton Kuka, për punën e palodhshme, sakrificën dhe rezultatet e arritura.
Sportistja e vitit 2017 është shpallur kush tjetër pos Kampionës Olimpike, Majlinda Kelmendit.
Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova morren çmimet si krenaria e qytetit të Pejës.
Loriana Kuka është shpallur si sportiste e dalluar për 2017.
Erza Muminoviq është shpallur si sportiste me më perspektivë pasiqë është vetëm 16 vjeçare.