Picture

Në këtë fundjavë ,federata e xhudos se Kosovës, në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon”,do të organizojnë në Pejë turneun ndërkombëtar të xhudos “Judo for Peace”.

Në këtë turne do të marrin pjesë rreth 200 garues  nga 8 shtete të ndryshme evropiane.
Garat do të zhvillohen dy ditë radhazi,të shtunën (Pionerët dhe Kadetët) dhe të dielën ( Seniorët).

Garuesitë kosovarë do të kenë mundësinë të ndeshen me disa nga 
garuesit më të mirë të Ballkanit, e sidomos me garuesit nga Mali i Zi, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijnë me ekipin më të mirë që kanë për momentin. 

Madhështinë e këtij turneu tradicional, do t’ia shtojë pjesëmarrja e dy xhudisteve më të mira kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova. 

Garuesitë kosovar që do të tregohen të suksesshëm në këtë turne do të seleksionohen për pjesmarrje në garat e tjera ndërkombëtare te xhudos.

Garat fillojnë në ora 11:00 në palestrën “Karagaqi” në Pejë.
Të gjithë admiruesit e sportit të xhudos janë të mirëseardhur të ndjekin turneun e xhudos.

Sponsor gjeneral banka KEP.


Leave a Comment