Picture

Me 26 e deri me 31 gusht do të filloj Kampionati Botëror I xhudos për senior që do të mbahet në Rio de Janeiro,Brazil.

Reprezenacioni I Kosovës do të prezantohet me dy garuese, Majlinda Kelmendi në kategorinë 52Kg dhe Nora Gjakova në kategorinë 57 Kg.

Përderisa Majlinda do të jetë bartëse e grupit dhe llogaritet një ndër favoritet për medalje, Nora shkon në botëror si e 27-ta e ranguar në ranglisten botërore .

Në kategorinë 52 kg janë lajmëruar 43 pjesëmarrëse e nëse Majlinda do të jetë në formën e treguar gjatë tërë vitit atëher do të presim edhe medalje,në mesin e favoriteve për medalje janë japonezja ,Yuki Hashimoto,Kubanezja Yanet,francezja Gneto dhe Rusja, Kuzyutina .

                                                             

Në kategorine 57 kg ku merr pjesë Nora Gjakova janë lajmëruar 54 garuese e favorite janë Francezja Pavia,Japonezja Yamamoto,Brazilianja Silva, në këtë kategori sikur edhe në 52 kg jane se paku 20 garuese që mund të stolisen me medalje.

Atmosfera për këtë Botëror është e jashtëzakonshme,jane lajmëruar 135 shtete pjesëmarrëse dhe ka  interesim të madh ne qytetin e Rios, ku xhudo është një ndër sportet më të popullarizuara me rreth 2 milionë njerëz që merren me sportin e xhudos.

Nesër mbahet Kongresi i rregullt zgjedhor e ku merr pjesë edhe Kryetari I federates së xhudos , Agron Kuka, e ku pritet qe të rizgjidhet prapë për Kryetar  të Federates botërore , Z.Marius Vizer.

Në punimet e kongresit me të drejta të plota do të merr pjesë edhe Kryetari i FXH të Kosovës sepse është hera e parë që Kosova perfaqesohet si shtet me të drejta te plota në një kampionat zyrtar botëror.

Të dy garueseve që kanë treguar formë të mirë këtë vit ju nevojitet fat në short dhe të shpresojmë në arritjen e rezultatit që do ishte historik për Kosovën.

Majlinda Kelmendi, lufton me daten 27 Gusht, kurse Nora Gjakova, me 28 Gusht .

Rezultatet drejtpërdrejtë mud ti percjellni në web faqen- www.ippon.org  kurse Video drejperdrejtë  mund të gjeni në www.ijf.org në pjesën e faqes ku do paraqitet Video stream ose JUDO TV.

Ekipi udhëton të premtën për në Rio de Janeiro

Leave a Comment