Picture

Sot në qendren e sporteve luftarake “Ippon” ne Pejë,Federata e xhudos së Kosovës në bashkëpunim me klubin e xhudos “Ippon” ,organizuan Kampionatin individual të Kosovës për Senior ,në të dy kategoritë,femra dhe meshkuj.

Të drejtë pjesmarrje në këtë garë përveq seniorëve, kishin edhe juniorët e kadetët.
Klubi i xhudos “Ippon” dominoj kampionatin duke fituar nëntë nga gjithsej dhjetë medalje të arta,kurse klubi i xhudos “Trepqa” nga Mitrovica fitoj një medalje të artë në kategorinë 60 Kg.


Drejtesinë e ndan këta gjygjtarë: Shahin Behrami,Fatmir Salihaj dhe Linda Cena.

Gara u zhvillua pa ndonjë problem dhe përfundoj pa lëndime të garuesëve.

Kampionë të rinj të Kosovës për vitin 2015 u shpallën këta garues:

Femra:

*Kategoria 48 Kg: Fjolla Kelmendi (Ippon)
*Kategoria 52 Kg: Fationa Kasapi (Ippon)
*Kategoria 57Kg: Distria Krasniqi (Ippon)
*Kategoria 63 Kg: Nora Gjakova  (Ippon)

Meshkuj:

*Kategoria 60 Kg:Endrit Berisha (Ippon)
*Kategoria 66Kg: Blenard Begu (Trepqa)
*Kategoria 73 Kg: Akil Gjakova (Ippon)
*Kategoria: 81 Kg: Zymer Zeka (Ippon)
*Kategoria 90 Kg:Besfort Nallbani (Ippon)
*Kategoria +90Kg: Shpat Zeka (Ippon)


Leave a Comment