Picture

Edhe 4 ditë kanë mbetur nga fillimi I garës më të madhe të vitit në sportin e xhudos,Kampionatit Botërorë për Senior që do të mbahet në Chelyabinsk të Rusisë.

Në këtë kampionat reprezentacioni I Kosovës do të prezentohet me dy garuese,Majlinda Kelmendi (52 Kg) dhe Nora Gjakova (57 Kg), të udhëhqeura nga përfaqësuesi I xhudos së Kosovës,Driton Kuka. 

Majlinda në këtë garë merrë pjesë si bartësja e parë në kategorinë e saj kurse Nora Gjakova momentalisht  është e radhitur e 29-ta në Ranglisten botërore të xhudos.

Kampionati do të zgjasë një javë,nga data 25-31 Gusht dhe do të mbahet në një ndër arenat më moderne sportive,Tractor Ice Arena.

Datat  kur do të garojnë Majlinda dhe Nora:

26 Gusht-Majlinda Kelmendi

27 Gusht-Nora Gjakova

Për më shumë informata përcjellni aktivitet në faqen zyrtare të Federatës së xhudos në Facebook:


https://www.facebook.com/pages/Kosovo-Judo-Federation/145000025608017?ref=hl


Leave a Comment