Picture

Xhudistja jonë kosovare,Majlinda Kelmendi ka humbur në 1/8 e finales në Lojërat Olimpike “Londra 2012”. 
Majlinda, e cila në Olimpiadë e përfaqëson Shqipërinë, në raundin e parë e ka mundur finlandezen, Jana Sundberg, pas dy hedhjeve wazari,duke e perfunduar kështu luftën pak para kohe. 

Me këtë luftë ajo na dha shpresa se është një ndër garueset favorite për medalje në kategorinë deri në 52 kg.

Kurse në raundin e dytë, u takua me xhudisten nga Mauritusi,Christianne Legentil, të cilën e hodhi wazari në minutën e parë, mirëpo Legentil pati fatin të shfrytëzoj një gabim të vogël të Majlindes i cili i kushtoi me eliminim në 1/8 e finales.

Këtë humbje xhudistja kosovare e përjetoi mjaft rëndë, sepse  ishte e sigurt se do të kalonte në mesin e tetë më të mirave. 
Sidoqoftë, Majlinda ka të ardhme të ndritur dhe shpresojmë se në Olimpiadën e ardhshme në Rio de Zhaniero në vitin 2016 do të përfaqësohet me flamurin e Kosovës dhe do të arrijë deri te medalja e artë. 


Leave a Comment