Picture

Komuna e Pejës përmes Drejtoratit për Kulturë,Rini dhe Sport  edhe këtë vit ka bërë përzgjedhjen e sportisteve,ekipeve,trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të vitit 2012.

Si cdo vit, klubi i xhudos “IPPON” ,për shkak të rezultateve të arritura gjate vitit 2012,u  nderua me cmime të shumta.

Majlinda Kelmendi ,u zgjodh  sportistja e vitit 2012, si olimpistja e vetem kosovare, qe kete vit ,perpos pjesmarrjes ne Londer, Kosoves i solli edhe medaljen e arte nga Kampionati i Evropes U23 si  dhe shume medalje tjera nga kupat boterore.

Epiteti i trajnerit me te mire, i takoj z.Driton Kukes, trenerit te vetem qe i mundesoi Kosoves pjesmarrjen e pare ne lojerat olimpike “Londra 2012”, dhe qe i solli dy medalje nga kampionati evropian U23 ne xhudo.

Nora Gjakova, u zgjodh nje nder sportistet me te dalluara te qytetit te Pejes, fal rezultateve te arritura ne kupat boterore te xhudos dhe medaljeve tjera ne garat nderkombetare.

Sportisti me më perspektivë ishte nje nder cmimet qe Distrija Krasniqi e fitoj me plot merite pasi arriti te fitonte medaljen e bronztë në Kampionatin e Evropës për U 23 në Pragë.

Dhe ne fund klubi i xhudos “IPPON” meritoj qe pas te gjitha ketyre rezultateve te shpallet si klubi me i sukseshem i vitit 2012.


Leave a Comment