Picture

Dje në turneun ndërkombëtar në Dubrovnik,morrën pjesë gjashtë xhudistë nga Kosova.

Korab Morina( 66 Kg) fitoj medaljen e bronztë pas tre fitoreve dhe nje humbje.
Ai në ndeshjen për medalje të bronztë fitoj kundër garuesit me përvojë nga Sllovenia,Trbovc Igor.

Garuesi tjetër, Admirim Sahara (66 Kg) gjithashtu zhvilloj ndeshje të mira duke shënuar tre fitore dhe dy humbje që e radhitën në vendin e pestë.

Zymer Zeka (73 Kg) u radhit poashtu në vendin e pestë pas dy fitoreve dhe dy humbje.

Besfort Nallbani( 81 Kg) korri një fitore dhe një humbje.

Në kategorinë e femrave 48 Kg,Fjolla Kelmendi zuri vendin e parë.

Në përgjithësi ky turne ishte I suksesshëm për garuesit kosovarë,shumica e të cilëve u rikthyen në gara pas disa viteve që ishin shkëputur nga sporti I xhudos.

Rezultatet e garës mund ti shikoni në faqen REZULTATET.


Leave a Comment