Picture

Ne Prage diten e premte Kosova fitoj dy medalje ne Kampionatin Evropian U 23.

Keto jane medaljet e para ne Kampionate Evropiane per Kosoven,kjo ishte nje dite me e madhe per sportin Kosovar,ku Kosova u perfaqesua nga 4 garues.

Majlinda Kelmendi pas dy titujve te Kampiones Evropiane ne U20 tani me eshte edhe Kampione Evropiane U23 dhe kesisoj ajo eshte sportistja Kosovare me e suksesshme e te gjitha koherave me tituj Evropian.

Ajo mposhti radhazi Polaken Pienkowska,Rumunen Floriann dhe ne gjysefinale Hungarezen e papershtatshme  Maros Barbara per te arritur ne finale ku ne menyre eksprese per me pak se nje minute e deklasoj Ukrainasen Bujok, per te fituar te arten e pare per Kosoven ne Evropian.

Majlinda garoj ne kategorine 52 kg ku ne po te njejten kategori garoj edhe mrekullia e dites per ekipin tone,

16 vjecarja Distria Krasniqi,kjo e fundit  ishte pika me e ndritshme e ekipit kur radhazi deri ne gjysemfinale mposhti Finlandezen Ikkala e pastaj Rumunen Matei Joanaper te arritur ne gjysemfinale ku e priste Ukrainasja Bujok nga e cila humbi dhe ne lufte per vend te trete Distria u desh te ndeshej me Rumunen Floriann por ajo nuk doli ne mec per shkak te lendimit te pesuar ne lufte me Majlinden ( thyerje e dores ) dhe kesisoj 
Kosovarja me vetem 16 vjet u stolis me medalje te bronzte ne kategorine 52 kg.

Ne kategorine 57 kg kategoria me e forte e Kampionatit garoj Nora Gjakova e cila u desh qe ne xhiron e pare te ndeshet me favoriten Zeltner garuese e Austrise te cilen ne menyre mjeshterore e mposhti dhe ne xhiron e dyte prape u ndesh edhe me  nje nder favoritet Bullgaren Ilieva, ishte nje lufte e madhe 5 minuta te kohes se rregullt dhe 3 minuta shtese por asnjera garuese nuk arriti te shenoj ndonje pike dhe kesisoj mbeti te vendosin referet se cila garuese ishte me aktive dhe mendimi im eshte se i hyn ne hak garueses tone 
e me kete ja mohuna te drejten per lufte per medalje,por Nora ishte e shkelqyeshme dhe krahas Majlindes garuesja e vetme Kosovare e ranguar ne Ranglisten Boterore per te rritura,ajo sipas meje ishte fituese morale e medaljes dhe besojme qe ajo se shpejti do rikuperohet per sfidat e reja qe e presin.

Per meshkuj Korab Morina ne kategorine 66 kg ishter per here te pare ne gare te nivelit te larte dhe pesoj ne xhiron e pare ne saj te moseksperiences e ai eshte nje nder garuesit perspektiv per garat e ardhshme.


Leave a Comment