Në Abu Dhabi u mbajt Super Kupa Botërore, Grand Prix, ku fondi shpërblyes ishte 150, 000 $.

Kosova për herë të parë në garat që organizon IJF, u paraqit si shtet me flamur dhe me shkurtesën KOS e ku për kënaqësinë tonë të madhe u fituan  dy medalje nga të dy garueset që morën pjesë dhe po paralajmërohet edhe një emër i madh në xhudon Botërore krahas Majlindes ,tani më Nora Gjakova ka filluar të prek majat e xhudos nëpër garat më të forta Botërore.

Majlinda në këtë garë shkëlqeu,sidomos në gjysëmfinale me Belgen Heylen të cilën plotësisht e kadominuar e dihet që në Londër pikërisht Belgia ka qenë ajo me të cilën është dasht të ndeshet në cerekfinale në Olimpiadë,pas asaj humbjes së pafat me garuesen 
Afrikane ,por Majlinda e dëshmoj klasën Botërore dhe Belgen e cila u radhit e pesta në Londer e mundi me Ippon.

Në finale Majlinda u ndesh me Brazilianen Miranda e cila është në top 5 garueset në Botë dhe Majlinda e fitoj sigurt këtë luftë dhe kësisoj u stolis me medalje të artë duke dëshmuar cilësitë e saj dhe duke bërë që në Abu Dhabi për herë të parë të ngritet flamuri i shtetit të Kosovës dhe hymni i shtetit tonë.

Ne kategorinë 57 kg, Nora Gjakova edhe njëhere fitoj medalje të bronztë,  këtë herë korri fitore  në luftën e parë me garuesen Kanadeze Tremblay ,kurse në të dytën me bartësen e parë të turneut dhe garuesen më të mirë të Serbisë, Jovana Rogiq dhe për herë të parë tani më në semafor,  qëndronte Kosovarja kundër Serbes dhe që të dyja me flamujt e vet shtetëror.

Nora në këtë luftë e tejkaloj vetveten ,luftoj per mrekulli dhe fitoj, e me këtë luftë arriti në gjysëmfinale dhe si duket u vetëkenaq, e kjo i kushtoi  në gjysëmfinale humbi kundër Austriakes Zeltner. por ky është suksesi më i madh i Norës dhe për tri javë ajo ka fituar dy medalje në Kupa Botërore kurse kjo në Abu Dhabi i ka sjell 80 pikë në Ranglistën Botërore , ku para tri javësh ishte e 130 kurse tani ,me këtë medalje të bronztë do hyj në 50 të parat dhe po tregon qe së shpejti do jetë ndër më të mirat në Botë.

Në Abu Dhabi sot pati takim Kryetari i FXHK Agron Kuka, me Kryetarin e IJF mikun e madh të Kosoves z.Marius Vizer, me të cilin u diskutuan shumë tema me interes për zhvillimin e xhudos Kosovare.


Leave a Reply

Be the First to Comment!

avatar
  Subscribe  
Notify of