Picture

Kjo garë shenon nje kapitull te ri ne sportin kosovar.Per here te pare ne nje Test Event te Lojerave Olimpike merr pjese edhe shteti i Kosoves dhe ate ne sportin e xhudos i cili sport kete jave shenon nje ngjarje historike per sportin Kosovar.

Xhudo kosovare me sukseset e arritura viteve te fundit eshte sporti i vetem qe sot per sot ka nje Norme Olimpike per Londra 2012 dhe ne si federate e xhudos faktikisht edhe jemi te ftuar ne nje eviniment Olimpik zyrtar e te shpresojme qe kjo do jete nje paralajmerim qe Kosova do lejohet edhe te marr pjese ne Lojerat Olimpike qe mbahen ne vitin 2012.

Eshte punuar shume ne arritjen e ketij qellimi e ketu ka qene nje mozaik i tere i shume subjekteve qe ndihmuan qe sporti kosovar te jete zeri me i fuqishem i shtetesise,e sidomos Sportistja Majlinda Kelmendi e cila eshte protagoniste dhe ambasadorja me e mire e shtetit kosovar e kjo ilustrohet me se miri me prezencen e saj ne mediat me te fuqishme boterore.

Ne Test Eventin Olimpik do garojne Nora Gjakova ne kategorine 57 kg si dhe Fatos Tabaku ne kategorine 73 kg qe te dy anetar te Klubit Ippon nga Peja klubi me i mire kosovar qe pas perfundimit te luftes klub ne te cilin stervit edhe Majlinda Kelmendi e i cili klub eshte edhe sinonim i qytetit te Pejes e i cili punon me nje perkujdesje dhe perkrahje te madhe nga institucionet e Komunes dhe tani me qyteti i Pejes eshte 
qytet i cili xhudon e ka sportin me prioritet ne te gjitha projektet e veta zhvillimore.

Ne Londer do udheton edhe Kryetari i federates Agron Kuka me ftese speciale nga Organizatori i Lojerave Olimpike kurse ne bisedime me Ministrin Krasniqi eshte dakorduar qe ne Londer te udhetojne edeh Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi por kesaj radhe me shume ne misionin
e shenjte te Lobimit per te mundesuar Kosoves pjesemarrje ne Lojera Olimpike,

Test Eventi Olimpik do perkrahet nga Ministria si gara e pare zyrtare ne programin e rregullt te Test Eventeve te Olimpiades.

Programi Olimpik kete vit eshte perkrahur nga Ministria dhe shume sponsor dhe pas kthimit nga Londra do kerkohet perkrahje edhe me e fuqishme per te vazhduar nje perkrahje e tille per vitin final Olimpik vitin 2012.


Leave a Comment