Picture

Të shtundën, u mbajt turneu ndërkombëtar i xhudos për femra, “International Thuringen-Pokal” , në Bad Blankenburg të Gjermanisë, për grupmoshat U18 dhe U21.

Ekipi kosovar u prezantua me dy xhudiste, Leutrime Krasniqi 
( 57 kg) dhe Distria Krasniqi ( 52 kg).

Në këtë turne, me  15 shtete pjesmarrëse dhe rreth 500 garuese, Distria Krasniqi rrëmbeu të artën pas gjithsej 5 fitoreve me Ippon.

Leutrime Krasniqi u rradhit e 7-ta pas 4 fitoreve dhe një humbje.


Leave a Comment